Banorët e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës,  në hall me buba

Një lloj i buvave të cilat nuk janë parë asnjëherë në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë, po alarmojnë banorët. Ato janë përhapur gjitjhkah në podrume dhe në ndërtesa, e banorët tregojnë se hapësirat e tyre të vendbanimit mbushen përplot me insekte të tilla sidomos gjatë orëve të natës, shkruan Ambientalks.

Në një faqe në internet, “Vrojtuesit e lagjes-Përishtinë”, ka publikuar këtë shqetësim të banorëve të shumë lagjeve, ndërkohë që shumë komentues nga Bregu i Diellit, Ulpiana e lagje të tjera kanë treguar  për përhapjen e këtij insekti.

“Kemi pranuar shume postime per kete lloj te insektit qe eshte shfaqur neper shume lagje “

 

 

Ndërkohë që në adresë të Ambientalks, kanë ardhur ankesa edhe nga disa banorë të Fushë Kosovës, të cilët thonë se janë në hall me bubat të cilat nga podrumet dhe terasat po hyjnë nëpër banesa.

Ata thonë se i janë drejtuar edhe komunës në lidhje me këtë shqetësim, por se ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për dezinfektimin e hapësirave dhe largimin e këtyre insekteve. Ambientlaks.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *