Diaspora zhgënjen Albin Kurtin, pak mjete derdh në fondin e Qeverisë (dokument)

Shuma e mjeteve që ka derdhur diaspora në Fondin e Qeverisë së Kosovës pas thirrjes së kryeministrit Albin Kurti, është shumë zhgënjyese.

Duket se diapsora e cila deri më tani ka qenë një kontribuese e madhe në ekonominë e Kosovës, kësaj radhe ia ka kthyer mospermbushjen e premtimeve të kyeministrit në detyrë.

Në bazë të kalkulimeve që AmbientalKS ka bërë me ekspertët e ekonomisë, del se vetëm 1.72 për qind e remitencave për periudhën e njëjtë me atë të vitit 2019, janë derdhur në fondin e Qeverisë.

Ne vitin 2019 diaspora kontribuoj në Ekonominë e Kosovës me 851,900,000.00 euro ndërsa e deri me tani ne fondin COVID 19 me 0.075% të PBB total.

Ndërkohë që duket se mospërmbushja e premtimeve për diapsorën nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është kthyer bumerang.

Ai gjatë fushatës kishte premtuar se diaspora do të jetë pjesë e Kuvendit e Qeverise dhe e çdo vendimmarrje në Kosovë, e përpos hapësirës për shumë njerëz nga nga Shqipëria nuk pati vend për ata nga diaspora.

Gjatë ditëve të para të përhapjesë së Covid 19 në Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, doli përmes një videoje dhe u kërkoi para diasporës.

Për analizë të gjendjes, të dhënat janë marrë nga BQK dhe MFT:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *