“Do të ketë negociata të vështira për palën serbe në Uashington”

Drejtoresha e Qendrës për studime Euro-Atlantike, Jelana Milic, ka folur sot për takimin e 4 shtatorit në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se do të jenë negociata shumë të vështira pavarësisht faktit se është thënë që do të diskutohet vetëm për tema ekonomike.

” Do të ketë negociata të vështira për palën serbe në Uashington”, ka thënë ajo.

Milic ka theksuar gjithashtu se në Serbi nuk ka unitet në mes të shoqërisë civile, opozitës dhe pushtetit sa i përket dialogut dhe një marrëveshje të mundshme me Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *