Komuna e Fushë Kosovës largon mbeturinat vetëm në ditët e pandemisë

Problemi me mbeturinat në Fushë Kosovë është i përditshëm. Si pasojë e neglizhencës së kompanive të kontraktuara nga komuna, mbeturinat jo vetëm që qëndrojnë me ditë tē tëra nëpër kontejnerë, por në shumë vendbanime skaj rrugëve nuk largohen me vite.
Qytetarët para disa ditësh kanë zënë në flagrancë punëtorët komunalë duke hedhur berllogun skaj një rruge në Fushë Kosovë.

Nga postimi në facebook i komunës së Fushë Kosovës e cila lavdërohet për largimin e mbeturinave, dallohet qartë se mbetjet kanë qëndruar në ato pjesë me muaj e ndoshta me vite dhe nuk janë larguar asnjëherë.

Madje kete e kane konfirmuar edhe vet banoret qe jetojn ne disa prej atyre pjeseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *