Pandemia rrit numrin e personave në Kosovë që kërkojnë ndihmë nga psikologët e psikiatrit

Përhapja e pandemisë COVID-19, muajt e fundit, ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve në Kosovë. Psikologët e psikiatrit thonë se kohëve të fundit është shtuar numri i personave që kërkojnë ndihmë psikologjike, për problemet e tyre. Ata paralajmërojnë rritje në numër të personave që do të kenë probleme me shëndetin mendor.


Ani pse Klinika e Psikiatrisë në QKUK po trajton vetëm rastet urgjente, derisa rastet më të lehta trajtohen përmes telefonit, sipas mjekëve numri po rritet vazhdimisht. Valbona Tafilaj, psikiatre në këtë klinikë, tregon për problemet që kanë qytetarët, e që të gjitha lidhen me situatën aktuale me pandeminë, raporton KOHA.

Sipas tij, izolimi për disa javë gjatë muajit mars, ka filluar t’i shfaqë pasojat tani, derisa ka kritikuar institucionet e Kosovës për mostrajtim më serioz për këto probleme.
https://youtu.be/PQgAMPhXDIM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *