Shko HASHIM!

Shko HASHIM!

 

Hashim, shko, sepse Lulin–vëllain e gjakut të luftës, e ke me vete!

Luli i luftës, Kadri Veseli, themelues i UÇK, shko edhe ti, se pa ty mbrojtja e luftës së shenjtë të UÇK-së mbetet e mangët!

Shko, Lul, që t’i dalësh zot asaj lufte të shenjt!

 

Shkruan: Shqiptar Novosella

 

Shko Hashim, se je ndër themeluesit e forcës politiko-ushtarake më krenare të kombit shqiptar: USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Shko Hashim, se je Drejtor i drejtorisë Politike të UÇK-së

Shko Hashim, se je i dënuar në mungesë me 10 vite burg nga ish-sistemi fashist serb!

Shko Hashim, se ke qenë kryesues i delegacionit kosovar në Rambuje!

Shko Hashim, sepse shpifën që shokët e luftës do t’i japësh!

Shko Hashim, së bashku me shokët e luftës, ta mbrosh UÇK-në!

Hashim, shko, sepse Lulin–vëllain e gjakut të luftës, e ke me vete!

Luli i luftës, Kadri Veseli, themelues i UÇK, shko edhe ti, se pa ty mbrojtja e luftës së shenjtë të UÇK-së mbetet e mangët!

Shko, Lul, që t’i dalësh zot asaj lufte të shenjt!

Shko Lul, bashkë me shokët, në betejën e fundit të luftës së UÇK-së!

Hashim, Kadri, Jakup, e Rexhep, shkoni që të gjithë bashkë, në betejën për mbrojtjen e luftës tuaj!

Shkoni, sepse rikthimi juaj është i pashmangshëm.

Ai rikthim triumfues përsëri në Kosovë, do të jetë përgjigja më e mirë ndaj së keqes së mbjellur!

Deri në rikthimin triumfues tuajin, do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, të gjithë NE që besuam dhe besojmë në JUVE dhe luftën e shenjt të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

 

Autori ka përfunduar studimet e masterit në Webster, Universitetin e Gjeneves

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *