Ujërat e zeza kontaminojnë ujin e pijes në Bardh të Madh të Fushë Kosovës

Një problem i kahmotshëm me kanalizime në fshatin Bardh të Fushë Kosovës, ka alarmuar banorët. Një gyp i këtij kanalizimi ka shpërthyer duke kontaminuar ujin e pijes.

Kjo gjendje sipas banorëve po vazhdon tash e shtatë ditë.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se aty kanë qenë punëtorët për sanimin e gjendjes, por pas ikjes së tyre gypi prapë ka shpërthyer.

I pyetur nga AmbientalKS për interesimin e komunës rreth kësaj gjendje, banorët janë shprehur se asnjë zyrtar i komunës nuk ka ardhur për t’i vizituar.

AmbientalKS do t’ju mbajë të informuar në lidhje me gjendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *